Procedohet kryeplaku në Berat për kultivim kanabisi, arrestohet një tjetër

Policia e Beratit ka arresuar një person për kultivim kanabisi, si dhe është proceduar kryeplaku i fshatit Goraj.

Në kuadër të operacionit “Goraj”, në një zonë të pyllëzuar të hapur rishtas për të kultivuar kanabis, u kap në flagrancë dhe u arrestua për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi H .Q., 62 vjeç, lindur dhe banues në Sheqëz, Njësia Administrative Lumas.

Gjatë kontrollit të ushtruar me këmbë, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar në gota plastike fidanë kanabis dhe disa fidanë të tjerë të mbjellë në tokë.

Po në vijim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Goraj, shtetasi R. D., pasi gjatë ushtrimit të detyrës si kryeplak i fshatit Goraj nuk ka ushtruar kontroll territori për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.


Shtuar 17.06.2020 10:28