Një 20-vjeçar rumun, u përpoq të kontrabandonte dy shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur nën dyshemenë e kamionit të tij është dënuar me 30 muaj burg.
Gjykata e Canterbury e deklaroi fajtor për lehtësimin e hyrjes së paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Stefan-Gabriel Bucur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në kontrollet turistike hyrëse të Dover Eastern Docks pasditen e 7 shkurtit.
Dy shqiptarët, të cilët tani janë duke u trajtuar nga autoritetet e imigracionit u zbuluan të fshehur në një zgavër të krijuar nën dyshemetë e kamionëve, e cila u gjet kur oficerët vunë shirita shtesë metalikë, shkruajne mediat e huaja.
“Burrat ishin mbërthyer në zgavër në atë arkivol si kosh. Oficerëve iu deshën më shumë se 20 minuta për të hequr bulonat.
Për fat të mirë burrat ishin në gjendje të mirë shëndetësore kur i gjetëm ata, por rreziku për jetën në një fshehje të tillë është i lartë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me partneret e zbatimit të ligjit për të sjellë para autoriteteve persona si kontrabandisti Bucur”.
