Këto janë zonat që nuk do të kenë energji elektrike për 6 orë me radhë

Ditën e nesërme në Tiranë do të ketë punime në rrjet, e si pasojë do të ketë shkëputje të energjisë elektrike për 6 orë.

OSHE bën me dije se energjia elektrike do të shkëputet në intervalin kohor 09:00-15:00, për shkak të punimeve të planifikuara në një nga fiderat e NST TEC.

Pa energji do të mbesin pjesërisht rruga “Hamdi Cenoimeri”, Parafabrikatet Rruga “Llambi Bonata” dhe zona e Sharrës

Njoftimi i plotë:

Pershendetje. Njoftim për abonentët #Tiranë

Për shkak të punimeve të planifikuara në datën 15 qershor në një nga fiderat e NST TEC, në intervalin kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

Pjesërisht rruga “Hamdi Cenoimeri”, Parafabrikatet Rruga “Llambi Bonata”, zona e Sharrës


Shtuar 14.06.2020 18:04