Reali i thotë “JO” 110 milion eurove nga PSG për Vinicius JR

Don Balon raporton se ‘Los Blancos’ kanë refuzuar një ofertë të kampionëve të Ligue 1 për talentin brazilian, përcjell lajmi.net.

PSG kanë qenë të gatshëm të paguajnë deri në 110 milionë për anësorin brazilian, por Real Madrid u kanë bërë të qartë se ai nuk është në shitje.

Vinicius Junior te PSG ka mundur të jetë pasues i bashkëvendësit të tij Neymar, i cili po lidhet me një rikthim te Barcelona.

Vlen të ceket se 19 vjeçari Vinicius këtë sezon ka shënuar katër gola në 28 paraqitje në të gjitha garat.


Shtuar 11.06.2020 08:41