Kristo ironizon opozitën: Duhet të marrë vota me frymë, por unë shoh vetëm bugaçe

Pedagogu Erion Kristo mbrëmjen e sotme ka qënë i ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ku ka ironizuar opozitën.

Ai shprehet se opozita duhet ta marrë votën me frymë, por nuk po sheh frymë, vetëm bugaçe.

Kristo: Kësaj radhe nuk ekziston votimi i të keqes më të vogël duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Duhet ta merrni me frymë, por frymën nuk e shoh, shoh vetëm bugaçe.

Paloka: Ju nuk i shihni programet e PD-së, imagjinoni se çfarë duhet të bëjnë ata të tjerët!

Kristo: Unë edhe Bashës i kam thënë, që nëse ju premtoni 1, Rama do të premtojë 3, pasi për pushtetin ai bën urën mbrapsht. Hoqi taksat për 10 vite.

Më herët, ai sfidoi dhe ish-deputeten e LSI-së duke i kërkuar sesi do t’ia marrë votën atij.

Kristo: Ja po ta them troç fare, si do ta marrësh vetën time?

Malaj: Votën tënde do ta marr si Nora Malaj, kam guxuar…

Kristo: Si Nora do të marrësh kafe dhe përqafime nga mua, votën dhe demokracinë si do ma kthesh. Gjyqtarët që kanë bërë Vettingun, do të gjykojnë zgjedhjet. Kolegji Zgjedhor ka qenë në dorën e Edi Ramës.

Ndërsa, ish-deputetja Nora Malaj tha se opozita filloi aksionin e saj duke qenë përballë një kauze.

Kristo: Ujëvara e parave të pista është shumë më e madhe. Një pallat shkon 60 milionë euro. Tani është një pallat një buxhet. Nuk e di pse opozita është gëzuar kaq shumë nga kjo marrëveshje.

Këtu është një lumë shumë i madh parash dhe thashë se si mund të bëhen zgjedhje të lira me tonelata drogë. Sa do të mbrohet vota, do të ketë manipulim sa për të prishur punë, për të dalë mbi tjetrin.

Malo: Do ja të bëja një korrigjim. Opozita nuk u gëzua, opozita vërtetoi që kauza që kishte nisur, që përfaqësonte opozitarizmin. Këtu filloi aksioni jonë që është shumë i qartë. Atëherë në këtë situatë jemi përballë kësaj kauze.

Kristo: Çfarë u fitua? Gjërat janë sikurse ishin. Ju kishit edhe qeverinë dhe nuk nxorët gjë në dritë. Nuk shoh të ketë ndryshuar ndonjë gjë esenciale. Shumë njerëz u mërzitën me atë që ndodhi dhe thanë se Rama do të marrë një mandat të tretë nga kjo sjellje. Nuk u bë një reformë zgjedhore, vetëm u krijua një mekanizëm.


Shtuar 9.06.2020 21:02