Paketa Anti-shpifje ka shkaktuar kritika të mëdha në vend për shkak të përmbajtjes së saj.
Pavarësisht kritikave, mazhoranca ishte e bindur për zbatimin e saj.
Në një kohë kur kjo paketë është harruar, Komisioni i Venecias i ka dhënë një “shuplakë” qeverisë.
Mësohet se kjo paketë është kthyer duke u kërkuar autoriteteve shqiptare t’a rishikojnë.
Në draftin e saj argumentohet se ndryshimet e propozuara nuk janë reflektuar plotësisht.
Komisioni Venecias thekson se janë bërë ndryshime nga drafti i mëparshëm, por ato nuk janë të strukturuara mirë
Ajo kërkon që në përmbajtjet e legjislacionit të hartohen në bazë të praktikës së Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. /albeu.com/
