U akuzua se mashtroi shtetin, gjykata rikthen në detyrë Luan Dacin

Ditën e sotme Gjykata ka vendosur të riktheje në detyrë gjyqtarin Luan Daci.

Luan Daci, gjyqtar u pezullua me akuzën se ka fshehur të kaluarën e tij duke mashtruar shtetin, dhe u mor nën hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion.

Pezullimi i tij erdhi pikërisht nga një kallëzim i kryer nga prokurorja e shkarkuar nga KPA, Antoneta Sevdarasi.

Rezulton se Luan Daci është pezulluar nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997, masë disiplinore që është ende në fuqi, por dyshohej se ka prezantuar të dhëna të rreme para Komisionit të Posaçëm Parlamentar që shqyrtonte kandidaturat për anëtarë të KPA.

Por ditën e sotme Gjykata ka vendosur krejt të kundërtën duke rikthyer në detyrë gjykatësin.

Luan Daci, anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga puna, për shkak të akuzave për falsifikim dokumentesh.


Shtuar 5.06.2020 15:07