Flet Kryemadhi: A do të vazhdojë opozita të jetë pjesë e Këshillit Politik

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar me anë të deklarate për mediat, lidhur me vendimin për ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës.

Kryemadhi tha sot se pavarësisht manovrave të Ramës, me koalicoionet apo listat, në zgjedhjet e ardhshme Edi Rama nuk do të marrë më shumë se 40 deputetë.

Po ashtu Kryemadhi zbuloi vendimin e opozitës së bashkuar, për të vijuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Politik.

Ndryshimet kushtetuese u votuan sot me një numër prej 106 votash pro.


Shtuar 30.07.2020 12:40