Hajdari e lumtur: Kemi tre palë politike që mbështesin listat e hapura

Deputetja Rudina Hajdari ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, e cila zgjati afërsisht për dy orë e 30 minuta.

Ajo sqaron se janë tri pozicione që janë pro listave të hapura.

“Kemi tre palë që po mbështesin plotësisht listat e hapura. Tani jam shumë e lumtur për këtë ditë”, shprehet Hajdari

Reagimi i Hajdarit: Përpjekjet tona kanë qenë të panumërta që të hapen listat zgjedhore. Kemi tri pozicione që janë pro listave të hapura. Kemi një iniciative ligjore në Kuvendin e Shqipërisë që garantojnë hapjen e listave 100%. Për sa i përket listave të hapura janë një realitet në Shqipëri. Jam e lumtur që PD pas shumë thirrjesh tani ato erdhën tek qendrimi ynë dhe u bashkuan rreth kësaj kauzë të rëndësishme për demokracinë e Shqipërisë. Kemi tre palë që po mbështesin plotësisht listat e hapura. Tani jam shume e lumtur për këtë ditë.


Shtuar 24.07.2020 18:20