Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino, është martuar me partnerin e saj, Florent Avdulahin.
Gerta e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku bashkangjitur një fotoje me atë që tashmë është bashkëshorti i saj shkruan:
“Ne hodhëm një hap drejt Marriedland (martesës). U martova me dashurinë e jetës time dhe nuk mund të isha më e lumtur.”
Sigurisht që kjo nuk mund të ishte një ceremoni tradicionale martese, për shkak të rrEthanave NGA Covid-19, por edhe Gerta nuk duket si një nuse e zakonshme. Këtë e themi nisur nga mungesa e fustanit të bardhë dhe zgjedhja që ajo ka bërë në ditën e saj speciale.
Ndërkohë Florenti është nga Kosova, jeton në Norvegji, prej disa kohësh së bashku me Gertën. Zyrtarizimi i lidhjes së tyre mesa duket nga postimi i ish-banores së “Big Brother” është bërë në Sarandë.