Koronavirusi ka prekur tashmë dhe vendin tonë i cili prej masave të rrepta për t’a parandaluar, është në shtetrrethim.
Ashtu siç e kanë zakon që për çdo fenomen të kenë një këngë, vëllezërit Lleshi kanë publikuar së fundmi një këngë humoristike për virusin që po bën namin kudo.
Veç humorit në vargjet e këngës nuk mungon as ironia, pasi përmendet rritja e çmimeve nga farmacitë për maskat, dorezat dhe produkte të tjera.
Teksti i këngës:
Nga Kina e Mao Ce Dunit
na ka ardh virusi i fundit
Në ekran doli i gjati
thotë ‘o popull bonu gati’
Na ka ardh virus korona
s’po na len në hallet tona
Merrni vesh ç’a ju them unë
lani duart me sapun
Mos me ç’u dorën kur s’duhet
Mos me kruajt as kur të kruhet
Sa ka ardh virus korona
Dasëm bojnë farmacitë
Rrisin çmimet për 1 dekik
Maska gjen vetëm me mik
Analistë e gazetar
ne ekran tash të parë
Dje një plak ka ndërrue jetë
Sa i pat mush 98
Në për studio ia nisin vajit
Krejt virusit ia lanë fajin
Jemi popull me traditë
Nuk e njohim fjalën frikë
Kemi zemrat prej çelikut
Kala buzë Adriatikut
Dhe kësaj herë si gjithmonë
Na kët’ luftë do ta fitojmë
Për mjekësi të parët jemi
dhe vaksinën gati e kemi
Hudhra, spec e raki fshati
Ik virusi në pikë të vrapit