I shkrumbuan Audin 200 mijë euro, flet pronari

Gjatë natës së djeshme, në zonën e Lungomares në Vlorë, është djegur qëllimisht një automjet luksoz Audi R8, vlera e të cilit në treg kap shifrën e 200 mijë euro.

Mjeti është djegur pranë ish pusit të naftës dhe i përkiste disa pushuesve nga Maqedonia.

Lidhur me ngjarjen ka raguar dhe vetë pronari i automjetit.

“Unë nga Maqedonia dhe kam ardhur për pushime ka katër ditë. Ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur. Nuk kam dyshime per autoret, pasi nuk kam asnje zenka, as sherre me askend. Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime”- ka thene ai, duke shtuar se makina është djegur pasi e kanë sperkatur më parë me lëndë djegëse.

Sipas pronarit, kamerat mnd të kenë filmuar skemën e ngjarjes.


Shtuar 21.07.2020 07:39