Forcat “Shqiponja” parandaluan një ngjarje të rëndë e cila po ndodhte para Kryeministrisë në Tiranë.
Një 39 vjeçar ka tentuar t’i vë zjarrin vetes me benzinë por fatmirësisht është ndaluar nga forcat “Shqiponja” dhe është shoqëruar në polici.
Mësohet se 39 vjeçari është me profesion taksist, punë me të cilën ai deklaron se mban familjen e tij.
39 vjeçari ka rrëfyer se shkak për këtë veprim është bërë marrja e patentës nga ana e policisë.
Ai kishte bërë ankesë për heqjen e patentës por nuk kishte gjetur ende zgjidhje. /albeu.com/