Aksident në Lazarat, makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Gjirokastër, në Lazarat.

Një fuoristradë tip “Suzuki” ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar prej këtij aksidenti.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /albeu.com/


Shtuar 11.07.2020 20:01