Një mrekulli e vërtetë! Një fëmijë në Vietnam ka lindur duke mbajtur në dorë spiralen që e ëma e kishte vendosur në mitër kundër shtatzënisë.
Nëna 34-vjeçare, e cila tashmë ka dy fëmijë të tjerë, e kishte futur pajisjen intrauterine (IUD) dy vjet më parë sepse ajo nuk donte më fëmijë, shpjeguan mjekët në spitalin Hai Phong.
Megjithatë, papritur, ajo e gjeti veten shtatzënë në javën e pestë. Shpjegimi më i mundshëm është se pajisja ka lëvizur nga pozicioni i saj origjinal dhe korrekt, duke u bërë kështu joefektiv .
