Sezoni i dasmave po vjen, pse nuset mbajnë lule

Para ditës së madhe të martesës, nuset duhet të dinë se si qëndron e vërteta e buqetës së luleve.

Mesa duket, historia e buqetës martesore nuk është aq e bukur sa pozitiviteti që të përcjellin lulet. Ja disa shpjegime pse ka ndodhur kjo gjë:

1. Era e mirë
Mesa duket në shekujt, 15 dhe 16, njerëzit nuk para laheshin shpesh si në ditët e sotme. Nuset 1 muaj para se të martoheshin, i kushtonin shumë vëmendje aromës së mirë, para beqarisë. Ditën e dasmës, kjo aromë përforcohej edhe duke mbajtur një tufë me lule.

2. Shëndeti i mirë
Në mesjetë, nuset besonin se përgatitja e një buqete me lule do ndikonte mirë për shëndetin dhe nuk do e linin të sëmureshin. Ato fusnin barishte dhe erëza që ndikonin për një shëndet të mirë.

3. Fati i mirë
Dikur bestytënitë ishin më të mëdha. Nuset besonin se lulet ishin fatsjellëse, prandaj në ditën e dasmën, ato kishin një të tillë më vete.

4. Për të larguar shpirtërat e këqinj
Një zakon tjetër popullor shumë shekuj më parë thotë se mbaheshin të shmangur shpirtrat e këqinj.

5. Për t’i dhënë çiftit lumturi
Gjatë periudhës romake, buqeta me lule martesore nënkuptonte një jetë të re dhe pjellore. Ndërsa me kalimin e kohës u shtuan afrodiziakë të ngrënshëm si kopra për të nxitur epshin.

6. Për ta mbrojtur nusen
Në kohët e lashta, dasmorët përpiqeshin të copëtonin copa të fustanit të nuses nga trupi i saj, me shpresën se një pjesë e fatit të saj do të shkonte te ata. Kjo nuk ishte shumë e këndshme për nuset dhe mbajtja e buqetës së luleve më pas u përdor për ta mbrojtur atë.


Shtuar 9.07.2020 16:55