Ishte një ndër kampionatet e parë elitarë në Europë që u ndal para kohe nga pandemia.
Nëse të gjithë vendosën ta vazhdonin kampionatin, Ligë 1 nuk priti fare dhe e mbylli duke vendosur verdiktet në tavolinë.
Por siç u mbyll i pari edhe do fillojë i pari. Ligë 1 zyrtarisht do fillojë sezonin e ri në 22 gusht, më herët se çdo kampionat tjetër në Europë. Java e parë e kampionatit francez do luhet në 22 dhe 23 gusht.
PSG dhe Lion do luajnë edhe në Ligën e Kampionëve që do vazhdojë edicionin e saj me ndeshje tek gjatë muajit gusht, edhe në kampionat. Kampionatet e tjera europiane po planifikojnë të fillojnë në shtator.