“Jeni heronjtë tanë”, Basha mesazh mjekëve dhe infermjerëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur ta nisë pikërish me një mesazh për të gjithë mjekët dhe infermierët e infektivit, tashmë të kthyer në një karantinë.

Kryedemokrati i quan ata heronj që po rrezikojnë jetën dhe familjarët e tyre për të dalë fitues në këtë betejë me armikun e “paftuar”.

“Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!

Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.

Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj! Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan Basha


Shtuar 13.03.2020 07:45