Sherr i rëndë në Shkup, një person humb jetën dhe tre të tjetë plagosen

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Shkup.

Në oborrin e një lokali në fshatin Batincë ka nisur një konflikt i cili nga fjalët ka kaluar në dhunë fizike dhe më pas të përfshirët kanë përdorur armë zjarri dhe thika.

Gjatë përleshjes një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të plagosur. Sipas raportit të MPB-së, vrasësi është shpallur në kërkim

Në SPB Shkup mbrëmë rreth orës 21:45 minuta, siç është theksuar në buletinin e MPB-së, është denoncuar se në Spitalin e Qytetit është sjell i plagosur SH.P. 29 vjeç nga fshati Batincë, me plagë nga thika, i cili pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë.


Shtuar 5.07.2020 12:00