Janë publikuar formacionet e takimit të kampionatit italian SPAL-Milan.
Në krahun e kuqezinjve, Ante Rebiç merr sërish rolin e qendërsulmuesit, ndërsa i preferuari për këtë rol Zlatan Ibrahimoviç qëndron në stol.
Në mbështetje të kroatit janë Paketa, Çalhanoglu dhe Kastijeho, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Romanjoli, Kalabria, Gabia dhe Hernandez.
Milani kërkon fitoren e tretë radhazi në 3 ndeshjet e para pas pandemisë. Kuqezinjtë kërkojnë medoemos pjesëmarrjen në Ligën e Europës.
Formacionet zyrtare:
Spal: Letica; Sala, Vicari, Bonifazi, Tomovic; D’Alessandro, Valdifiori, Dabo, Valoti; Petagna, Floccari
Milan: G Donnarumma; Calabria, Gabbia, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Paqueta, Calhanoglu; Rebic.