Kryeministri Edi Rama ka tërhequr padinë e bërë ndaj ish-kryeministrit Haradinaj dhe firmosja e tërheqjes së padisë është bërë publike.
Kjo tërheqje e Ramës ndodhi pasi Haradinaj refuzoi takimin duke deklaruar se nuk mund të takohej me dikë që e ka paditur.
Kreu i qeverisë njoftoi se do të tërhiqte padinë ndaj Hardinajt, gjatë një konference për mediat në aeroportin e Prishtinës.
“E kam njoftuar që s’do të bëj komunikim me mediat në çdo derë. I kam treguar se do ta tërheq padinë. Jo se ajo është e vogël për mua, por është me e madhe ajo që do të na bashkojë të gjithëve.
Nuk e di çfarë roli do të ketë heqja e padisë. Për më tepër me padi, pa padi, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, është një prej figurave historike. Kështu që padia do të tërhiqet zyrtarisht”-tha Rama. /albeu.com/
