Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se nisma e ndërmarrë prej tij, Ramës dhe Zaevit do të ketë të ardhme të ndritur.
Ai i ka kushtuar një status të veçantë kësaj çështjeje kaq të ndjeshme për mbarë opinionin publik.
“Përparimi kërkon paqe, stabilitet, kufij të hapur dhe një vizion për të ardhmen. A ka të ardhme “Ballkani i Hapur”, jam i sigurt se ka. Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit që duan të punojnë së bashku pa pengesa, të luftojnë për të gjitha parimet mbi të cilat bazohet BE -ja, siç është lëvizja e lirë e mallrave, shërbimet, kapitali dhe njerëzit,”-shkruan presidenti.
Vuçiç bashkangjitur statusit të tij ka postuar edhe një video teksa shihet me kryeministrin Rama dhe Zaevin teksa konsumojnë verë në ambientet e hotelit ku janë akomoduar./albeu.com
View this post on Instagram