Pasditen e sotme, Serie A njohu edhe futbollistin e dytë të infektuar nga Koronavirusi.
Pas Daniele Ruganit të Juventus, pozitiv me COVID-19 rezultoi edhe futbollisti i Sampdorias, Manolo Gabiadini.
Sulmuesi kishte ethe të forta, ndërsa pas testeve e kuptoi arsyen.
Kështu, italiani tashmë është vetizoluar teksa gjendja e tij nuk është e rënduar. Këtë e ka konfirmuar vetë ish-sulmuesi i Napolit, i cili nëpërmjet një reagimi në Twitter thekson se është në gjendje të mirë, ndërsa këshillon të ndiqen rregullat e të qëndrohet në shtëpi.
“Edhe unë rezultova pozitiv nga Koronavirusi. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar, më kanë ardhur shumë mesazhe. Por, duhet t’iu them se jam mirë. Kështu, mos u shqetësoni. Kini parasysh të ndiqni rregullat, qëndroni në shtëpi dhe gjithçka do të zgjidhet”, u shpreh Gabiadini.