I dyshuari që rrahu me shqelma e shkop tri vajzat në Prishtinë është dorëzuar në stacionin e Policisë në Gjakovë.
Gazeta Express merr vesh nga burime të sigurta në Policinë e Gjakovës se i dyshuari është vetëdorëzuar në polici për disa lëndë që i ka pasur në Komunën e Rahovecit.
Ky burim thotë se i njëjti do të kalohet nën kompetencat e Policisë së Prishtinës lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj tri vajzave që ndodhi dje në kryeqytet.
“Mund ta konfirmojmë se është vetëdorëzuar, për disa raste që i ka në Rahovec. Policia e Rahovecit ka kontaktuar me atë në Prishtinë, pas procedimit të lëndëve që i ka në Rahovec, do të kalohet në kompetencë të policisë në Prishtinë për rastin “sulm fizik” që po dyshohet” tha ky burim./Express