Momente paniku u shënuan në sfidën mes Venezuelës dhe Argjentinës të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Në minutën e 32-të, mbrojtësi Adrian Martinez, bëri një ndërhyrje horror ndaj Lionel Mesit, duke rrezikuar t’i thyejë këmbën yllit argjentinas.
Takat e ngritura të tij nuk kursyen fare këmbën e majtë të “Pleshtit”, i cili mbeti i shtrirë në tokë, duke rënkuar nga dhimbjet, teksa stafit mjekësor të kombëtares bardhekaltër iu deshën 5 minuta për t’i dhënë ndihmën e duhur yllit argjentinas.
⚠️ Acá está la brutal entrada de Adrián #Martínez a Leo #Messi. No lo partió de milagro. pic.twitter.com/sHmJLVfgGI
— Gustavo López (@guslopezinfo) September 3, 2021
34-vjeçari më pas u ngrit duke çaluar disi, por me kalimin e minutave iu kthye normalitetit dhe luajti me kohë të plotë.
Fillimisht, gjyqtari uruguajan i akordoi vetëm karton të verdhë mbrojtësit të dhunshëm venezuelian, ndërkohë që pas konsulimit me VAR-in, Martinez u përjashtua me karton të kuq.
Venezuela mbeti me 10 lojtarë që në pjesën e parë. Argjentina arriti të triumfonte në këtë takim me rezultatin 1-3.