Një studim i ri që u krye në mënyrë sistemaktike zbuloi se përdormi i maskave kirurgjikale është më efektiv kundër Covid-19 sesa maskat prej cope.
Studimi u krye në kushte reale të komunitetit në Bangladesh, nga nëntori i 2020 dhe muajt në vazhdim, në 600 fshatra, duke përfshirë gjithësej 342,126 njerëz.
Midis afërsisht 178,000 njerëzve që u inkurajuan të mbanin maskë, studiuesit zbuluan se përdorimi i saj u rrit me rreth 30% dhe se ndryshimi në sjellje vazhdoi për 10 javë ose më shumë.
Në fakt, u gjet një reduktim i incidencës së COVID-19 me 11.9% dhe një reduktim në testin pozitiv të SARS-CoV-2 me 9.3% . Këto rezultate u morën me një rritje prej 30% të përdorimit të maskës, kështu që arrihet në përfundimin se do të ishte edhe më mirë nëse shkalla e rritjes së përdorimit të ishte më e lartë./albeu.com