Me maska dhe fustane gjigante, kush ishin të veshurat më bukur në MTV VMAs (FOTO LAJM)

Miley Cyrus dhe Lady Gaga ishin dy yjet që udhëhoqën listën e të veshurave më bukur të dielën në mbrëmje në MTV Video Music Aëards.

Miley shkëlqente e gjitha me një fustan që dukej si i thurur me pasyra, por njëkohësisht i tejdukshëm për të ekspozuar linjat e saj.

Ndërkohë, Gaga dukej si një jashtëtokësore me fustanin ngjyrë argjendi, i pari ndër shumë veshje të tjera që bëri këngëtarja, të gjitha të shoqëruara me maska të çuditshme.

Mahnitëse ishte edhe Bebe Rexha vetëm se këngëtarja kishte veshur një palë streçe çiklistësh bashkë me një xhaketë të zezë, për të cilat tha se ndihej shumë rehat.

Bella Hadid gjithashtu nuk mbetej pas me look-un e saj të veçantë me pantallona dhe një bluzë të tejdukshme në tapetin e kuq për VMA-të, që u mbajt në LA, California.


Shtuar 31.08.2020 07:21