“Osmani” investon për të ardhmen e djalit të tij, vendimi që ka marrë aktori (FOTO LAJM)

Aktori turk Burak Ozçivit është bërë shumë i njohur në vendin tonë falë serialeve që janë transmetuar duke kujtuar këtu projektin më të fundit “Osmani”.

Burak në jetën realë është shumë i përkushtuar ndaj familjes dhe djalit të tij, Karan.

Mediat turke bëjnë të ditur se ai ka vendosur të investojë për të voglin duke i hapur një kasafortë bankare në të cilën depoziton para çdo 5 muaj.

Aktori ka vendosur ta bëjë këtë investim derisa Karan të mbushë 18 vjeç. Burak dhe bashkëshortja e tij Fahriye po përgatiten që të blejnë edhe një shtëpi për Karanin në të ardhmen.


Shtuar 28.08.2020 08:37