Arrestohen 4 persona, mes tyre një i mitur: Çfarë zbuloi policia

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim të kanabisit, në operacionin e koduar “Kufiri” në Kurbin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuaroperacionin policor të koduar “Kufiri”, si rezultat i të cilit është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunimin me njeri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.


Shtuar 28.08.2020 08:32