Laçi bën të pamundurën, fiton falë penalltive dhe kualifikohet më tej (VIDEO)

Laç super. Skudra e Armando Cungut është kualifkuar ndaj azerëve të Keshlës, duke triumfuar pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0 me kurbinasit që vuajtën jo pak.

Bardhezinjtë ruajtën portën e paprekur dhe për shkak të portierit Alen Sherri, i cili shfaqi një formë të mirë.

Djemtë e Cungut nuk gabuan asgjë duke qenë përfekt, ndërsa në penalltinë e fundit heroi ishte Alen Sherri.

Portieri shkodran priti penalltinë që i siguroi kualifikimin ekipit të tij. Një shpërblim ky nga shtatlarti që i bën presidentit Laska që besoi tek ai.

PENALLTITË: (4-5)

1 . Nuabueze (Laçi) – shënon

2. Klof (Keshla) – shënon

3. Lushkja (Laçi) – shënon

4. Silvio Zhunior (Keshla) – shënon

5. Donald Rapo (Laçi) – shënon

6. Aksiundov (Keshla) – shënon

7. Mentor Mazrekaj (Laçi) – shënon

8. Haxhiev (Keshla) – shënon

9. Ignjatovic (Laçi) – shënon

10 Sherri pret penalltinë e fundit dhe kualifikon Laçin!


Shtuar 27.08.2020 19:51