Bayern Munich synon fitoren ndaj Lyon për të shkuar në finale ndaj PSG.
Ekipi i Flick vjen në këtë ndeshje pas fitores 8-2 ndaj Barcelonës, ndërsa Lyon ka shpresa të mëdha se do të arrijë të befasojë edhe Bayern pas eliminimit që i bëri Manchester City.
Ndeshja starton në orën 21:00 dhe luhet në Estadio Jose Alvalade të Lisbonës në Portugali.
Formacionet zyrtare:
Lyon: Lopes; Denayer, Marcelo, Aouar, Depay, Dubois, Marcal, Ekambi, Caqueret, Cornet, Guimares.
Bayern: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Alcantara; Perisic, Muller, Gnabry; Lewandowski.