Meta pro BE-së: Qytetarët e Bjellorusisë nuk meritojnë një regjim autokratik!

“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Europian, që vendosi sot të mos njohë zgjedhjet e fundit parlamentare në Bjellorusi.

Zgjedhjet e kontestuara që provokuan protesta masive të mbi 200 mijë qytetarëve u fituan nga Lukashenko, i cili qëndron në pushtet prej vitit 1994.

Bashkimi Europian përshëndeti edhe nismën e OSBE-së, më konkretisht të kreut të saj, Edi Rama, për të udhëtuar në Minsk si ndërmjetësues mes Presidentit Lukashenko dhe opozitës, me qëllim zgjidhjen e krizës politike.

“Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik”, – u shpreh Presidenti Ilir Meta.


Shtuar 19.08.2020 17:55