Arrihet marrëveshja mes Zaev dhe Ahmetit, si ndahen ministritë

Ditën e sotme është arritur marrëveshja e koalicionit mes LSDM dhe BDI.

Mediat në Maqedoninë e Veriut duke cituar burime nga partitë e koalicionit kanë zbuluar dikasteret që do t’i takojnë BDI-së, por edhe Lëvizjes BESA, përfshirë edhe PDSH.

Siç mësohet nuk do të ketë kryeministër shqiptar, por Ahmeti për këtë do shpalosë detaje se ideja e tyre mbetet, shkruan INA.

Ministria e Financave do të jetë një nga ministritë që do ti takojë BDI, ndërsa nga ministritë e tjera janë: Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Pushtetit Lokal, etj, mëson INA.

Nga postet e zvkryeministrave, BDI do të ketë sërish zvkryeministrin për integrime evropiane.

Në lojë për ndonjërën nga këto ministri është edhe Lëvizja BESA, ku në lojë është edhe Ministria e Kulturës dhe ministri pa resor që do shndërrohet në drejtori.

Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kanë nisur takimin në orën 14:00 ku më pas pritet të japin edhe detaje rreth asaj çfarë është arritur.


Shtuar 18.08.2020 13:29