Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Burimet bëjnë me dije se ka ndërruar në spital i riu Gledis Kraja, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e sotme ne Shkodër.
23-vjeçari është qëlluar me breshëri automatiku në lagjen “Daniel Matlija” në Shkodër, i cili më pas është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetorë plagëve të marra.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.