Friedkin Group është zyrtarisht pronar i ri i Romës

Roma po fillon një epokë të re me pronar të ri – Friedkin Group.

Kompania ka njoftuar zyrtarisht se kanë blerë shumicën e aksioneve të Giallorossëve nga James Pallotta, me 86.6% të tyre.

“Jemi të kënaqur që do i bashkohemi familjes së Romës:, ka thënë Dan Friedkin, drejtori gjeneral i Friedkin Group.

“Një tifoz që shkroi së fundmi, ‘Merreni klubin tonë ikonik dhe bëjeni atë më të mrekullueshmin në botën e futbollit’. Ne patjetër duhet ta bëjmë këtë gjë”.

“Përkushtimi total i yni është Roma. Do të jemi shumë shpesh te Roma, në qytet që ka një vend të veçantë në zemrat tona”, thuhet më tej në deklaratën e kreut të klubit italian.

Në anën tjetër, Pallotta u ka dëshiruar shumë fat pronarëve të rinj të Romës, lojtarëve, stafit dhe tifozëve në epokën e re.


Shtuar 17.08.2020 16:49