Një konsorcium ndërkombëtar, përfshirë shkencëtarët nga Zvicra, ka përfunduar një studim të përbashkët të kozmosit që analizon disa milionë galaktika për të krijuar hartën më të madhe 3 D të universit.
Sondazhi gjashtëvjeçar, i njohur si Vëzhgimi Spektroskopik i Oskilimit të Barsonit të Zgjeruar “(eBOSS), u iniciua dhe u udhëhoq pjesërisht nga Jean-Paul Kneib, një astrofizikan nga Instituti Federativ i Teknologjisë i Lausanne (EPFL).
Harta 3D është fryt i një bashkëpunimi 20-vjeçar me disa qindra shkencëtarë nga 30 institucione të ndryshme në gjithë botën. Ata u mblodhën si pjesë e “Sloan Digital Sky Survey” (SDSS), e cila përdor të dhënat e mbledhura nga një teleskop optik i vendosur në New Mexico, në Shtetet e Bashkuara.