Pas Urës Vajgurore, ky qytet kërkon të ndryshojë emrin

Këshilli Bashkiak i Urës Vajgurore vendosi pak ditë më parë vendosi ndryshimin e emrit të qytetit në Dimal, ndërsa i cilësua si një nsimë e intelektualëve vendas për t’i dhënë emrin e vendbanimit të hershëm në këtë zonë.

Një nismë e tillë është ndërmarrë edhe në Sarandë ku janë po intelektualët që kërkojnë ndryshimin e emrit të qytetit bregdetar në Jug të vendit duke e quajtur siç quhej në lashtësi, Onhezmi. Nisma është përkrahur edhe nga disa banorë të cilët nuk kanë nguruar të shprehin qëndrimin e tyre pro në rrjetet sociale.

Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412).Deri ne shekullin e 4 pas Krishtit ishte nen perandorine Romake dhe kjo gje vërtetohet nga rrënojat e mureve rrethuese, pjese te te cilave ndodhen edhe ne shetitoren e qytetit. Nga shek. i 4 deri ne shekullin e 6, Saranda ishte nen perandorinë Bizantine. Saranda është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian.

Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve (“Ágii Saránda” në greqisht, “Santi Quaranta” në italisht). Më parë, në lashtësi ku dhe eshte permendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi. Kjo fjale ka 2 kuptime. Sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një ere juglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet dhe kuptimi i dyte eshte se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas.

Dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi (Saranda), ne lashtesi ishte nje qytet port. Ajo ishte nje nga portat ne mund ta quajme te tille, e cila bente lidhjen e ballkanit perendimor me vendet e Europes lindore, dhe nje pike strategjike ekonomike shume e favorshme per iliret.

Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane.

Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj.


Shtuar 12.08.2020 18:37