BE i vjen në ndihmë Shqipërisë dhe Kosovës, miliona euro për të luftuar krizën nga koronavirusi

Shqipëria do të përfitojë 180 milionë euro për të luftuar krizën me koronavirusin.

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë ndihme për 8 vende, një pjesë e të cilave janë nga Ballkani Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Kosova do të përfitojë 100 milionë euro, Maqedonia e Veriut 160 milionë euro, si dhe Mali i Zi do të marrë fondin prej 60 milionë euro. Paketa synon të mbështesë procesin e zgjerimit për vendet që synojnë të bëhen pjesë e Unionit.


Shtuar 11.08.2020 15:55