Vendimi i SPAK, FNSH zbarkon në ambientet e Ora News (FOTO LAJM)

Mesditën e sotme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hyrë në ambientet e Ora Neës dhe RTV Ora.

FNSH zbarkoi pas sekuestrimit nga SPAK të pasurive të presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi dhe familjarëve të tij.

Të lidhura

None found

Në pjesën e jashtme të ambienteve të televizionit në fjalë janë instaluar trupa të shumta policore dhe mjete të tyre që kanë rrethuar gjithë zonën ndërkohë mësohet se oficerët e policisë Gjyqësore kanë mbërritur në ambientet të televizionit. Kjo për të vënë në zbatim urdhrin e dalë nga GJKKO.

Brenda 5 ditëve presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


Shtuar 3.08.2020 15:01