Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar dhe katër të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S. K., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., 57 vjeç, pasi ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• I. Z., 26 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Pjetër Budi”, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L., 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
•Z. L., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.