I infektuar me COVID-19, flet nga shtrati Zekri Agushi: Lutuni për mua! (VIDEO)

Zekri Agushi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili gjatë luftës ka humbur edhe njërin krah, ka publikuar një video ku thotë se është prekur nga COVID-19.

Ai tregon sesi po e përjeton sëmundjen e vështirë në shtrat, ndërsa apelon që të luteni për të, për t’ia dalë mbanë.

Nga videoja, i shtrirë në shtrat, në gjendje të rënduar, mezi flet, teksa i dridhet edhe zëri.

“Jam i infektuar me Covid-19. Kam temperaturë shumë të madhe”.

“Dikush ka simptoma shumë të rënda, dikush më të lehta”, thotë ai.

Agushi tregon se ka 5 ditë me temperaturë dhe në një rast kur i është dashur të ngrihet, është rrëzuar në banjo, madje i ka humbur vetëdija.

“Më ka humbur fuqia. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur edhe vetëdija”.

“E pesta ditë dhe flaka më doli”, thekson ai.

“Jam invalid i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mua të madhit Zot”, shprehet më tej Zekri Agushi.


Shtuar 2.08.2020 12:35