Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal të Durrësit dhe pacientët e shtruar në këtë godinë shëndetësore janë alarmuar, pasi prej disa ditësh në ambientet e repartit të Patologjisë është mbajtur një person, që rezultoi të jetë infektuar me COVID-19.
75 vjeçarja nga Durrësi e cila është konfirmuar me koronavirus duket se ka infektuar mjaft të tjerë gjatë 10 ditëve që ka qëndruar në Shqipëri pas kthimit nga Italia.
Gruaja tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transferuar nga infektivi në reanimacion duke pasur probleme të mëdha me frymëmarrjen.
Abcneës.al mëson se ajo është kthyer dhjetë ditë më parë nga Italia.
75 vjeçarja ishte paraqitur në spital dhe nuk u ka treguar mjekëve se ishte kthyer nga Italia. Ajo fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së testit.
Para se të paraqitej në spital, gruaja ka qenë në një ceremoni mortore ku ka takuar edhe persona të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gruaja dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë, përfshi edhe stafin e spitalit të Durrësit.