Merret vendimi për 39-vjeçarin që abuzoi për 4 vite me vajzën 14-vjeçare të bashkëjetueses

“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e Durrësit për shtetasin L.Kurti këtë të martë, i arrestuar pak ditë më parë se dyshohej se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij.

39-vjecari akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitura”.

Prokuroria ka ngritur akuzën pas denoncimit që ka bërë e mitura me nënën e saj.

Ekspertiza mjekoligjore ka provuar pretendimet e vajzës 14-vjeçare e cila gjithçka ia kishte treguar të ëmës.

Të dyja iu drejtuan Komisariatit të Policisë me padi pak ditë më parë për 39-vjeçari.

Një detaj i rëndë është që abuzimi ka ndodhur për katër vite rresht, sipas deklarimeve të së miturës./albeu.com/


Shtuar 29.09.2020 16:18