“Prostitucion, trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal”, OFL zbarkon në Elbasan

Në rrjetën e OFL sot kanë rënë tre të dënuar nga Elbasanit, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Bëhet fjalë për shtetasit Bashkim Bubeqi, Durim Koçi dhe Emanuele Budini.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bashkim Bubeqi banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Durim Koçi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Emanuele Budini banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.”

Policia thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.09.2020 10:31