12 kg drogë në banesë, bie në pranga 59 vjeçari në Krujë

Një person ka përfunduar në pranga pasi i është gjetur 12 kilogramë lëndë narkotike.

Policia e Krujës, arrestoi gjatë kësaj të hëne 59-vjeçarin L. M., , banues në Thumanë.

Prangosja e tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë në oborrin e banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 12 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shtuar 29.09.2020 06:47