Sulmuesi i Romës Edin Xheko nuk e ka fshehur zemërimin ndaj gjyqtarit të sfidës së djeshme me Juventusin 2-2.
Futbollisti boshnjak duket se nuk ka shfaqur asnjë shenjë simpatie ndaj bardhezinjve, teksa një javë më parë ishte pranë transferimit te kampionët e Italisë, por “Zonja e Vjetër” vendosi të zgjidhte Alvaro Moratën si numrin 9.
“Gjithmonë kështu ndodh me ata”, shfryu Xheko ndaj Di Belos duke kontestuar vendimet e gjyqtarit italian.