Në krye të OFL, është emëruar Hekuran Bregu. Bregu është një oficer me eksperiencë ne hetimin e krimeve të renda dhe në hetimin kundër krimit ekonomiko- financiar.
Ky vendim u mor pas pezullimit nga detyra të drejtorit të Drejtorisë Qëndrore, në departamentin e policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Artan Shkëmbi.
Pezullimi ndaj tij u mor me vendim të GJKKO-së për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Bëhet me dije se ishin autoritetet gjermane informuan SPAK se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin.