Qëndroi te Skënderbeu vetëm 4 ditë, zbulohen prapaskenat me Zefin

Denis Zefi u largua nga Skënderbeu, duke mos rezistuar te korçarët më shumë se gjysmë jave dhe duke u larguar kështu pas vetëm 4 ditëve.

Futbollistit 19-vjeçar të afruar nga Livorno nuk mund t’i premtohej një vend titullari te Skënderbeu në sezonin e ri, për shkak se në të njëjtin rol luan Uerdi Mara dhe Arinaldo Rrapaj dhe për këtë arsye vendosi të largohet.

Megjithatë karriera e futbollistit pritet të vazhdojë në Superiore. Mësohet se lojtari është shumë afër nënshkrimit me Kukësit, me verilindorët që shumë shpejt pritet të mbyllin marrëveshjen me lojtarin për ta vënën nën urdhrat e Skënder Gegës.

Futbollisti ka luajtur dhe me ekipet e moshave të kombëtares sonë. Gjatë karrierës, ai është rritur tek Empoli, kurse sezonin e fundit luajti me Livornon në Serinë B, por klubi nuk ia doli të mbijetonte.


Shtuar 27.09.2020 13:46