Mario Gotze mund të kthehet në Bundesliga.
Pasi përfundoi aventurën e tij me Borussia Dortmund, Mario Gotze vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre.
Të lidhura
None found
Lojtari lidhej me një kalim të mundshëm në Serie A, por ai transferim nuk u finalizua asnjëherë.
Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, për lojtarin është interesuar Hertha Berlin.
Hertha mund të jetë një opsion i mirë për gjermanin, pasi ai ka përvojë të madhe në Bundesliga, ku luante me skuadra si Bayern Munich e Dortmund.
Mbetet të shihet nëse Hertha do ta bind lojtarin për të vënë firmën në një kontratë me ta.
