E rëndë në Pogradec: Gruaja gjendet e vdekur në banesë, pranë saj edhe një fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec.

Burimet bëjnë me dije se një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj ndërkohë pranë saj është gjetur një fëmijë, i cili është dërguar me urgjencë në Pediatri.

Mësohet se trupi i të ndjerës, mosha dhe identiteti i të cilës ende nuk dihet, është dërguar në morg.

Gjithashtu bëhet me dije se vetëm një muaj më parë, ka ndërruar jetë edhe bashkëshorti i gruas që është gjetur e pajetë sonte. /albeu.com/


Shtuar 25.09.2020 20:54